Kosova U20 shënon fitoren e parë

Kombëtarja e Kosovës U20 në basketboll, ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B, që po mbahet në Sofie të Bullgarisë.
Djelmoshat tanë mundën Armeninë, 87:63, shkruan Gazeta Olle.

Takimi vlente për pozitat 17-22, pasi në ndeshjet e grupit D, Kosova pësoi katër humbje nga po aq ndeshje.