Kosova U20 përfundon e 12-ta në Kampionatin Evropian

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll deri në moshën 20 vjeçare, ka pësuar humbje nga Hungaria me rezultat 78-53.

Me këtë humbje djelmoshat kosovarë kanë siguruar vendin e 12-të në Kampionatin Evropian, Divizoni B.

Ata dje ishin mposhtur me gjashtë pikë epërsi nga Holanda.