Kosova U20 deklasohet në ndeshjen e parë

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve në basketboll ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Dardanët janë mposhtur nga Estonia U20 me rezultat 86:37, shkruan GazetaOlle.com.

Më të dalluarit te Kosova ishin, Leon Neziri me 12 pikë e Meriton Ismaili me 9 sosh.

Kurse te estonezët janë dalluar Märt Rosenthal me 14 pikë të shenuara, dhe Mark Andreas Jaakson me 12 pikë.

Për Kosovën ishte kjo ndeshja e parë në këtë divizion.