Kosova U19 pëson humbje edhe nga Irlanda U19

Kosova U19 ka pësuar humbjen e dytë, duke u mposhtur 5:0 nga Irlanda U19.

Obafemi (5′) dhe O’Connor (13′) dhe Roache (54′) realizuan për ekipin irlandez që tani i prinë renditjes në Grupin 5 me katër pikë të tubuara.

ffkreklama

Kosova edhe në këtë sfidë kishte paraqitje relativisht të mirë, por përvoja ndërkombëtara ishte ajo që u mungoi të përzgjedhurve të trajnerit Ramiz Krasniqi.

Kësisoj, Kosova pas dy ndeshjeve pësoi dy humbje dhe shuhen shpresat për kualifikim.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë në Grupin 5 e humbi nga Portugalia 5:0.