Kosova U17 mposhtet me rezultat minimal nga Spanja U-17

Kosova U17 ka pësuar humbjen e dytë në kuadër të Raundit Elit.
Djelmoshat e përzgjedhësit Besnik Kollari, u mundën nga gjiganti botëror, Spanja U17, me rezultat 1:0.
Dardanët u mbajtën mirë në pjesën e parë, të cilën e mbyllën 0:0, shkruan Gazeta Olle.
Goli fatal erdhi në minutën 54, i shënuar nga Montero.
Ndeshjet e Raundit Elit të grupit të Kosovës po luhen në Zvicër, pasi UEFA ia kishte marrë organizimin Spanjës, shkaku i mos lejimit të simboleve tona shtetërore.

Kujtojmë që Kosova U17, për herë të parë u kualifikua në Raundin Elit. Me këtë humbje ata u eliminuan. Ndeshjen e fundit e luajnë me Greqinë U-17, ndërsa të parën e humbën 2:0 nga Ukraina U17. /Gazeta Olle/