Kosova U17 fiton miqësoren ndaj Luksemburgut me këtë rezultat

Kombëtarja e Kosovës U17 ka shënuar fitore në miqësore ndaj Luksemburgut.

2-0 ishte rezultati final i këtij takimi, shkruan Gazeta Olle.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit, të cilët në këtë grumbullim ishin të gjithë nga vendet evropiane, treguan lojë të mirë në këtë miqësore dhe në fund me meritë iu gëzuan fitores.

Golat në këtë miqësore i shënuan Justin Gjergji në minutën e 60-të, kurse dhjetë minuta para fundit të ndeshjes shënoi edhe Muharrem Merovci.