Kosova U-21 nis përgatitjet, të hënën lista

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës po vazhdon përgatitjet para udhëtimit në Turqi, ku do të mbajnë një grumbullim.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi ka pasur rastin sot të shoh cilësitë e rreth 40 futbollistëve, të cilët njëherit zhvilluan edhe një takim mes vete, të luajtur në stadiumin ‘Përparim Thaqi’ në Prizren.

Në këtë takim u dalluan disa lojtarë, derisa u veçua edhe mesfushori i talentuar i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, i cili shënoi edhe një gol.

Prekazi pritet që deri të hënën të zbulojë listën përfundimtare. /Olle