Kosova U-21, ky është lajmi i fundit

Përfaqësuesja U-21 po vazhdon punën në grumbullimin e saj në Durrës. Ajo gjatë ditës së sotme ka mbajtur seancën e radhës stërvitore, ku është zhvilluar edhe një lojë e ndarë në dy grupe, ku djemtë dëshmuan lojë të mirë dhe cilësi.

Atmosfera tek i gjithë stafi në krye me trajnerët Rafet Prekazi e Erdogan Celina dhe tek të gjithë futbollistët është jashtëzakonisht e mirë dhe po punohet me përkushtim të madh.

Sonte në mbrëmje futbollistët e Përfaqësueses U-21 do të kenë një shëtitje në qytetin e Durrësit, derisa nesër paradite mbahet seanca e fundit stërvitore dhe më pas bëhet kthimi për në Prishtinë.