Kosova U-19 ndalë edhe Hungarinë, mbetet në garë për kualifikim

Kosova U-19 ka ndalur edhe Hungarinë U-19, me të cilën luajti pa gola (0:0), në kuadër të grupit 7 kualifikues për fazën elite raund.

Djelmoshat tanë zhvilluan një një tjetër ndeshjen të mirë në Budapest, ku po i zhvillon takimet ky grup.

Ditë më parë, Kombëtarja e drejtuar nga Ramiz Krasniqi, barazoi 0:0 edhe ndaj Austrisë.

Takimin e radhës dhe të fundit e luan ndaj Sllovenisë, që është e fundit në grup. Në rast fitoreje, Kosova kualifikohet tutje. Tanët kualifikohen edhe me barazim, nëse Hungaria mund Austrinë.

kosovau19