Kosova U-19 barazon ndaj Austrisë

Kosova U-19 nuk është mposhtur në ndeshjen ndaj Austrisë në udhëtim, e vlefshme për fazën e parë kualifikuese për Evropianin 2019.

Sfida u mbyll me rezultat të barabartë, 0:0, përcjellë Gazeta Olle.

Kjo ishte sfida e parë e Kosovës në grupin 7.

Dy ekipet tjera në këtë grup janë Hungaria dhe Sllovenia.

Kosova dhe Austria kryesojnë grupin me nga 1 pikë pas takimit të sotëm. /Gazeta Olle/