Kosova U-17 zhgënjen edhe në takimin e dytë, mundet pastër nga Tanzania!

Kosova e ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në turneun “Aegean Cup” që po mbahet në Turqi.

Grupmosha U-17 e Kosovës pas humbjes nga Turqia, është mposhtur edhe nga Tanzania, përcjellë Gazeta Olle.

Kombëtarja afrikane fitoi me rezultat të pastër, 4:2.

Një rezultat zhgënjyes nga “dardanët” njomakë, pasi që pritej më shumë ndaj Tanzanisë.

Detaje tjera të takimit nuk dihen, pasi që FFK nuk e ka publikuar ende raportin në faqen e saj!

Ndryshe, ky turne po mbahet në Izmir të Turqisë. /Gazeta Olle/