Kosova U-17 sot kishte një mysafire të veçantë

Kosova U17 po qëndron në qendrën sportive në Telki, për ndeshjet parakualifikuese për Kampionatin evropian Anglia 2017.

Sot skuadra u vizitua nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Hungari znj. Luljetë Vuniqi.

Me këtë rast ambasadores Vuniqi, mirëseardhje i dëshiroi presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, i cili falënderoi për kohën që ka ndarë për ta vizituar ekipin dhe se me këtë vizitë sigurisht se djemtë ndjehen të përkrahur dhe nxitje për sukses.

A-4-768x506

Nga ana e saj ambasadorja Vuniqi, duke i përshëndetur krerët e FFK-së, presidentin Vokri, nënkryetarin Predrag Joviç , anëtarin e KE Mirsad Çollkaun, drejtorin e Kompanisë “Malesia Reisen” sponsore FFK-së z. Rrustem Alija, shtabin teknik dhe futbollistët .

“ Unë shpresojë se në ndeshjen e nesërme kundër Uellsit do të korrni sukses, pavarësisht humbjes nga Holanda. Besoj. që ju do ta ndiqni rrugën e sukseseve të U19 dhe U21. Prandaj, ju dëshirojë shëndet dhe suksese duke ju kurajuar se shteti i Kosovës do të jetë në përkrahje të sportit e në veçanti futbollit të Kosovës”.

Presidenti Fadil Vokrri i dhuroi një fanellë të Kombëtares me nënshkrimet e gjithë pjesëmarrëse  ambasadores Vuniqi.

A-002-768x480

A-9-768x454

A-009-768x514