Kosova U-17 barazon me kampionin e Evropës, Holandën

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur të dalë e pamposhtur në përballje me kampionin e Evropës, Holandën.

Kjo ishte ndeshja hapëse të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Estonia 2020”, që po mbahen pikërisht në vendin e Tulipanëve.

Dardanët e rinj kanë treguar lojë shumë të mirë përballë ‘portokallinjve’, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë, 1:1.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga Jimenez, në minutën e 10-të.

Golin për Kosovën e shënoi Granit Hana, në minutën e 59-të.