Kosova stërvitet edhe sot në Mitrovicë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është tubuar për dy ndeshjet e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror Rusia 2018 ndaj Ukrainës dhe Islandës, transmeton GazetaOlle.com.

Kosova gjatë ditës së sotme do ta zhvillojë një stërvitje në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë nga ora 10:30 deri në orën 12:00.

Më pas për 15 minuta do të jenë për media ku mund të merren prononcime.

Kosova të enjten e zhvillon stërvitjen e parafundit para ndeshjes me Ukrainën në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër.

Ndeshja e parë luhet më Ukrainën të premten në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër kurse tre ditë më pas zhvillohet takimi i fundit me Islandën në Reikjavik.

Kosova është në kërkim të fitores së parë ndërkohë që shpresat janë që asjo të arrihet në përballjet e radhës. /Gazeta Olle/