Kosova sot stërvitje, pastaj niset drejt Shkodrës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll vazhdon sot stërvitjen e dytë në orën 10:00, në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, kurse, ekspedita e Kosovës drejt Shkodrës do të udhëtojë në orën 14:00, ku do të vendoset në një hotel 20 km larg stadiumit “Loro Boriçi”.

Ndërkaq, të mërkurën pasdite (një ditë para ndeshjes), Kosova do të zhvillojë stërvitjen e fundit në “Loro Boriçi”.

Kosova dhe Kroacia do të ballafaqohen të enjten mbrëma në Shkodër në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Rusi 2018”.