Kosova sot stërvit nga ora 17:00

Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë sot seancën e dytë stërvitore në prag të ndeshjes me Turqinë.

Djelmoshat tanë do të jenë nga ora 17:00 në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, shkruan Gazeta Olle.

Përfaqësueses pritet t’i bashkohen edhe lojtarët që dje nuk stërvitën shkaku i lëndimeve, Valon Berisha dhe Samir Ujkani.

Kosova një ditë më herët zhvilloi stërvitjen e parë, por kushtet në stadium nuk janë prej më të mirave.

Kosovë – Turqi luhet të dielën nga ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriqi” të Shkodrës.

kosova stervitje kosova stervitje 19022694_1399541326751301_1573991588_o rashica kosova stervitje kosova stervitje kosova stervitje albert bunjaku