Kosova shokohet nga Qipro

Hendbollistët e Kosovës e kishin “hëngër” në sy fortë e keq Qipron, saqë u doli dardhë me bisht! Kosova apo disa nga lojtarët e saj që duken si “yje” zhgënjyen me angazhim dhe si rrjedhojë e kësaj edhe pësuan humbje me rezultat 24:22 (14:14) nga Qipro e dobët, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 4-të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2019. 

Djelmoshat tanë u turpëruan nga një Qipro e cila kishte pësuar fiasko me rezultat 47:16 nga Portugalia, pastaj me 46:13 nga Polonia. Kur nënçmohet skuadra edhe e pëson siç ndodhi me Qipron, në ndeshjen që u luajt në Povoa do Varzim të Portugalisë.

 Kosova tri ndeshje po aq humbje, të parën nga Polonia me 30:19, pastaj nga Portugalia me 36:22 dhe së fundi nga Qipro. Pa dyshim se për përzgjedhësin Taip Ramadani është një humbje e rëndë, sepse nuk e kishte pritur sidomos nga Qipro, përderisa humbjet nga Portugalia dhe Polonia ishin të arsyeshme kur dihet se çfarë niveli kanë ato.

Kështu nuk luftohet për ngjyrat e kombëtares dhe kjo humbje është edhe një sinjal i qartë, se duhet ndryshuar diçka sidomos disa hendbollistë se meritojnë ta veshin fanellën.

Qipro përfundoi në vend të tretë me 2 pikë, Kosova e fundit me 0 pikë.

Qipro-Kosova 24:22

Palestra e sportit Povoa do Varzim.

Shikues: 500.

Gjyqtarët:  Lukas Frieser e  Radoslav Kavulic (Çekia).

Shtatëshet: Qi. 4 (4) – Ko. 1 (0).

Përjashtimet: Qi. 10 min.-Ko. 8 min.

Qipro: Chadjisoteriou, Argyrou 12, Demosthenous 5, Sophocleous 3, Nungovitch, 1, Prountzos 1, Trimithiotis 1, Tsivikos 1, Argyrou,  Fotiou, Kaili, Leontiou, Mina, Paraskeva, Sofokleous dhe Stylianou.

Kosova:  Berisha, Ahmeti 4, Hoxha 4, Beshiri 3, Dedaj 3, Terziqi 3, Jupa 2, Xhafolli 2, Abdullahi 1, Gërbeshi, Krasniqi, Quni, Ramosaj, Tahirukaj dhe Zherka. / Bota Sot