Kosova pushton Podgoricën

Akil Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-23 në xhudo, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Xhudisti ynë mposhti në çerekfinale, Telman Valiyev të Azerbajxhanit, në kategorinë deri në 73 kg, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës në Facebook.

Gjakova tani është një fitore larg medaljes. Nëse ai fiton medalje, do të ishte e dyta për Kosovën.

distria

Një ditë më parë, Distria Krasniqi fitoi të artën.

Sot u eliminuan, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu.

Akiliii