Kosova pritet të luajë pa yllin e mesfushës kundër Danimarkës

Kombëtarja e Kosovës pritet ta ketë një mungesë të madhe në sfidën miqësore kundër Danimarkës.

Kosova pritet të mos e ketë në radhët e saj yllin e skuadrës italiane, Lazio, Valon Berisha, shkruan GazetaOlle.com

Valoni ka gati një muaj që është lënduar dhe nuk po paraqitet as me klubin nga kryeqyteti italian.

Ai është një nga lojtarët kryesorë të Kosovës dhe mungesa e tij pritet të sjell kokëçarje për trajnerin, Bernard Challandes. /Gazeta Olle/