Kosova po e mund Luksemburgun pas pjesës së parë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është duke shënuar fitore ndaj Luksemburgut, në kuadër të ndeshjes së tretë parakuaifikuese për Eurobasket 2021.

Pas pjesës së parë, rezultati është 47:37, shkruan Gazeta Olle.

Tanët ishin më bindës në çerekun e parë, të cilin e fituan 30:17.

Ndeshja po luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Lojtari që po shkëlqen sonte është Dardan Berisha.