Kosova pjesë e kampionatit botëror në sportin e kërlingut

Ekipi kombëtar i Kosovës në sportin e kërlingit do të marrë pjesë në kampionatin botëror të këtij sporti për mikse.

Ky kampionat do të mbahet nga sot deri me 19 tetor 2019, shkruan Gazeta Olle.

Kosova ndodhet në grupin A bashkë me Bjellorusinë, Kanadën, Estoninë, Gjermaninë, Hong Kongun, Nigerinë dhe Sllovakinë.

Ky kampionat vlen të ceket se mbahet në Skoci, kurse marrin pjesë 40 kombëtare botërore.

Ekipin tonë po e përfaqësojnë dyshja mikse, Peter Andersen dhe Eldena Dakaj. Trajner është Meriton Zeneli./GazetaOlle