Kosova pëson humbje e parë në kampionatin ballkanik

Kombëtarja e Kosovës në vojelboll ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të kampionatit ballkanik U17.

Vashat e Kosovës janë mundur nga Greqia me rezultat 3-0 (13:25, 9:25, 18:25), shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja e radhës për vashat e Kosovës do të jetë ndaj Turqisë.

Kujtojmë se kampionati ballkanik në volejboll për femra U17 po mbahet në Lukavac të Bosnje Hercegovinës./GazetaOlle.

Fotografia e Federata e Volejbollit e Kosovës