Kosova organizatore e kampionatit ballkanik U18

Federata e Volejbollit e Kosovës do të jetë organizatore e Kampionatit Ballkanik U18 për meshkuj.

Kampionati Ballkanik do të organizohet në qytetin e Ferizajt nga 6-10 Korrik 2019. Në këtë garë përveq Kosovës do të marrin pjesë edhe 5 shtete tjera: Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Rumania dhe Turqia.

Në bazë të vendimit të Komisionit Teknik të BVA ndeshjet do të zhvillohen me sistem të Bergerit (secili me secilin), ndërsa Kampion shpallet ekipi i cili do të ketë bilans më të mirë nga të gjitha ndeshjet.

Ky do të jetë aktiviteti i parë ballkanik i organizuar nga FVK për këtë vit nga gjithsejt tri aktivitete që do të organizohen këtë vit.

Fotografia e Federata e Volejbollit e Kosovës