Kosova nuk luan me Iranin, FFK nuk pranon kushtet e kundërshtarit

Federata e Futbollit e Kosovës, ka sqaruar lajmin se Kosova mund të luajë me Irani.

Në fakt, FFK nuk ka pranuar kushtet e vëna nga Federata e Futbollit të Iranit.

“Pas dështimit të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, FFK-ja kishte kërkuar një tjetër kundërshtar dhe si opsion kishte Moldavinë, Kongon dhe Iranin. Ndonëse me Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të akceptueshme për FFK-në – që ndeshja të zhvillohet pa shikues. FFK-ja mendon se kjo nuk i kontribuon afirmimit dhe fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe morëm vendim ta anulojmë këtë ndeshje”, thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton “GazetaOlle.com”. Kombëtarja e Kosovës do të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor.