Kosova niset për Shqipëri (FOTO)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është nisur për në Shkodër, ku të enjten mbrëma do të zhvillojë ndeshjen përballë Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Rusi 2018”.

Përzgjedhësi Albert Bunjaku dhe lojtarët e përfaqësueses janë nisur me optimizëm se me kroatët do të kenë një paraqitje dinjitoze.