Kosova në Rusi

Katër notarë të Kosovës dhe dy trajnerët së bashku me sekretarin e përgjithshëm, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, shkelën në tokën ruse, ku mbahet Kampionati Botëror në not për seniorë.

Notarët Lum Zhaveli, Meriton Veliju, Rita Zeqiri, Flaka Pruthi dhe trajnerët, Enver Hajredini e Adrian Telaku, si dhe Astrit Haliti, sekretar i përgjithshëm mbërritën në Kazan. “Sot në mëngjes mbërritëm në Rusi dhe u pritëm mirë”, tha Haliti.

loading...