Kosova në grup me Turqinë

Sot në selinë e Federatës Evropiane të Hendbollit u bë tërheqja e shortit për fazën e parë kualifikuese për EURO 2020 në konkurrencën e meshkujve. Kombëtarja e Kosovës do të jetë pjesë e grupit B në të cilin janë edhe kombëtarja e Turqisë dhe Estonisë.

Ndeshjet e para zhvillohen më 5/6 nëntor, ndërsa ato te dytat më 8/9 nëntor të këtij viti, kurse ndeshjet e xhiros së 3, 4, 5 dhe 6 në muajin janar të vitit 2017.

“Kosova mori pjesë edhe për kualifikimet për EURO 2018 dhe u eliminua ne fazën e parë te garave, duke humbur të gjitha ndeshjet, me Rumaninë dhe Italinë”, thuhet nga FHK.