Kosova në FIFA dhe UEFA, ndihmë nga Hasani

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe nënkryetari Fatmir Makolli po marrin pjesë në një prej takimeve me të rëndësishme të njerëzve të sportit ndërkombëtar, në konferencën e SportAcoord, që po mbahet këtë vit në Lozanë të Zvicrës.
Në këtë sesion të SportAccord marrin pjesë mbi 1500 zyrtarë të lartë të federatave sportive, shoqatave e financuesve të sportit. Aty do të diskutohen shumë çështje që kanë të bëjnë me sportin dhe në veçanti për Lojërat Olimpike 2016 që mbahen në Rio.

Presidenti Hasani pritet të ketë dhjetëra takime më zyrtarë të ndryshëm të federatave ndërkombëtare.

Një prej temave kryesore që kryetari Hasani do ta diskutojë më shumë zyrtarë ndërkombëtare, është pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Ai do të kërkojë që shtetet anëtare ta përkrahin Kosovën, në mënyrë që të mbyllet kapitulli disavjeçar i izolimit të futbollit kosovar.