Kosova në Botërorin “Rusia 2018” si pjesë e projektit “Football for Friendship”

Ambasadorët e ri të përzgjedhur  përfaqësojn Kosovën në “Football for Friendship” (Football për miqësi) 2018 – F4F. Fëmijët e pëzgjedhur të përfaqësojn Kosovën për të prezantuar projektin “Football for Friendship” në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi.

“Football for Friendship” njëri ndër programet më të mëdha internacionale të natyrës shoqërore për fëmijë me fokus në sport, i implementuar nga Gazprom (partner zyrtarë i FIFA dhe kampionatit botëror Rusia 2018) do të mirëpres ambasadorë të ri nga Kosova në fazën e fundit në Moskë! E planifikuar rreth hapjes së kampionatit botëror, “Football for Friendship” do të mirëpres të ri nga e gjithë bota, 211 shtete dhe regjione – duke i përfshirë ata në një seri aktivitetesh të përbashkëta inspiruese dhe evente të ndryshme për të festuar 9 virtytet esenciale njerëzore që bazohen në – miqësi, barazi, drejtësi, shëndet, paqe, përkushtim, fitore, traditë dhe nder.

Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes bazuar në kritere të vendosura ndërkombëtare të projektit – të kryera në bashkpunim me Zero Pozitive sh.p.k.Jon Latifaj  dhe Blerza Krasniqi janë përzgjedhur të përfaqësojn Kosovën si ambasadorët e ri në rolet e Futbollistit të ri dhe Gazetarit të ri respektivisht – në fazën finale të eventit të sezonës aktuare të “Football for Friendship” që do të organizohen në Moskë, Rusi nga 8 deri më 15 Qershor 2018.

Futbollisti i ri Jon Latifaji do të luaj në, skuadrën e miksuar ndërkombëtare të miqësisë – një nga 32 skuadrat ndërkombëtare të fëmijëve të krijuara gjatë shortit të hapur, bashk me fëmijët nga 211 shtete. Skuadrat janë krijuar duke u bazuar në principet e “Football for Friendship” – duke i bërë bashkë footballerët 12 vjeçar të nacionaliteteve të ndryshme, gjinive të ndryshme dhe aftësi të ndryshme fizike në një skuadët .

Bashkë me mikun e tij futbollist, 11 vjeçarja Blerza Krasniqi do të përfaqësoj Kosovën në rolin e gazetarit të ri – një nga 211 kolegët që do të marrin pjesë në raportimin nga eventet finale të sezonës aktuale të “Football for Friendship” si pjestarë i Qendrës ndërkombëtare të gazetarisë për fëmijë. Së bashku me fëmijët, të pranishëm në eventet finale të projektit “Football for Friendship” parashiet të jenë edhe rreth 500 përfaqësues të lartë të shtëpive të mediave më prestigjioze nga e gjithë bota për ta përcjellur dhe raportuar mbi këtë event.

Image result for Football for Friendship

Shumë zyrtarë të lartë të sportit dhe legjenda ndërkombëtare kanë dhënë mbështetjen e tyre të drejtpërdrejt për projektin “Football for Friendship” në nivel si global po ashtu edhe lokal ndër vite, ku ndër ta është sekretarja gjenerale e FIFA’s Znj. Fatma Samoura dhe ylli Holandez i football’it Marco Van Basten.

“Unë jam shumë krenar dhe i nderuar që jam përzgjedhur si Footballeri i ri i cili do të mbajë rolin e co-ambasadorit të Kosovës gjatë projektit “Football for Friendship” të organizuar këtë vit. Të jem pjesmarrës i kësaj lëvizje globale e bazuar në sportin që unë e dua, si dhe pjesmarrja në hapjen e kampionatit botëror Rusia 2018, është një ëndër që u realizua!” tha Jon Latifaj. “Asnjëhere nuk kam mundur të imagjinoj se aftësitë e mija në shkrim dhe dashuria për Football do të më ofronin mundësinë të jem pjesë e një projekti ndërkombëtarë kaq inspirues për fëmijë të talentuar, e veçanërisht të përcjelli të gjitha eventet fantasitke në vijim gjatë finalës së “Football for Friendship” që do të mbahen gjatë hapjes së kampionatit botëror në Moskë. Do të bëjë më të mirën që të përcjell energjinë pozitive të eventeve sportive dhe frymën e vertetë të miqësisë e cila do ta sjell botën më afër këtë Qershor!” u shpreh Blerza Krasniqi , gazetarja e re.

Image result for Football for Friendship

Para fillimit të Kampionatit dhe Forumit të gjithë football’erët e ri do të marrin pjesë në kampin përgaditor Friendship Camp (Kampi i miqësisë) nën udhëheqjen e Trejnerëve të ri dhe nën mbikqyrjen e lojtarëve të famshëm, derisa të gjithë fëmijët poashtu do të marrin pjesë në Nine Values School (shkollën e nëntë virtyteve) ku do të njoftohen me vlerat thelbësore të projektit në mënyra të ndyrshme. Duke e shprehur mbështetjen zyrtare për projektin “Football for Friendship”, Kombet e Bashkuara e kanë lavdëruar këtë iniciativë si një program botëror unik arsimor, e poashtu kanë lavdëruar edhe inspirimin për emërimin e ekipeve ndërkombëtare të miqësis pas emrave të kafshëve të rrezikuara nga të gjitha kontinentet e botës – e cila ngrit vetëdijen për zhdukjen e mundshme të këtyre kafshëve.

Ngjarjet kryesore për fëmijët që do të mbahen në Moskë do të jenë “Football for Friendship”, kampionati botëror  i skuadrave ndërkombëtare më 12 Qershor, dhe edicioni i gjashtë i “Football for Friendship Children’s Forum” më 13 Qershor, ku do të mbledhen ambasadorët e ri për të diskutuar rreth mënyrave të ndryshme të promovimit të vlerave kryesore të projektit anë e mbanë globit.

 HISTORIKU

Që nga viti 2013, PJSC Gazprom është organizatorë i programit social ndërkombëtar për fëmijë “Football for Friendship”. Vlerat kryesore të cilat promovohen nga pjesmarrësit e programit përfshinë shoqërimin, barazinë, korrektësinë, shëndetin, paqen, përkushitimin, triumfin, traditën dhe nderën. Pjesmarrësit janë lojtarë të ri (djem dhe vajza përfshirë edhe të sfiduar fizikisht), si dhe gazetarë të ri të cilët e përcjellin këtë program brenda modelit të qendrës së mediave ndëkombëtarë për fëmijë “Football for Friendship”. Shtrirja gjeografike e programit zgjërohet çdo vit: nga 8 shtete pjesmarrëse në vitin 2013 në 211 shtete pjesmarrëse në 2018. Gjatë pesë viteve të fundit, më tepër se 3700 individë kan qenë pjesmarrës në program. “Football for Friendship” mbështetet nga FIFA, UEFA, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar , federatat e futbollit të shteteve të ndryshme, fondet ndërkombëtare të bamirësisë për fëmijë dhe ekipet më të mëdha të futbollit në botë.

32 ekipe ndërkombëtare të miqësisë janë formuar gjatë shortit të hapur, duke përfshirë edhe caktimin e roleve për çdo lojtarë të ri prej secilit vend (portier, mbrojtës, mesfushorë apo sulmues). Pas caktimit të roleve për lojtarët e ri, përzgjedhja e trainerëve do të bëhet kështu: 19 shtetet që do të përfaqsojnë trajnerët e ri janë definuar përzgjedhur në më mënyrë të paparashikueshme përmes shortit të hapur, 11 trajner do të përzgjidhen nga qytetet mikpritëse të kampionatit botëror Russia 2018, 2 trajner do të përzgjidhen nga pjesmarrësit më të suksesshëm nga sezoni i kaluar i programit “Football for Friendship”.