Kosova mund të luajë me Gjibraltarin

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk e ka konfirmuar, por duket se kundërshtari i radhës, sa i përket ndeshjeve miqësore, i Përfaqësueses sonë do të jetë Gjibraltari, shkruan Insporti.

“Dardanët” kanë qenë thjesht briliantë në Ligën e Kombeve vitin e kaluar, duke përfunduar si kryesues të Grupit 3 në Ligën D.

Ishte e paqartë se me kë do të përballej Përfaqësuesja jonë në miqësoren e radhës dhe duket se do të jetë kundër Gjibraltarit më 10 tetor.

Ky lajm ende nuk është konfirmuar nga FFK, por Federata e Futbollit të Gjibraltarit ka njoftuar audiencën se Kombëtarja do të udhëtojë drejt stadiumit “Fadil Vokrri” për t’u përballur me reprezentacionin tonë.