Kosova mund pastër Shqipërinë

Në qytetin e bukur të Elbasanit (stadiumi Elbasan Arena), u zhvillua një ndeshje revyale për nderë të 8 vjetorit të Republikës së Kosovës, në organizim të ambasadës së Shqiperisë në Kosovë, përkatësisht ambasadorit Qemajl Minxhozi, ndërmjet Kombëtares së Shqipërisëdhe Përfaqësueses së Kosovës në konkurrencën e fermrave.  

Një ndeshje miqsore e më shumë vëllazërore, u zhvillua në frymë festive dhe sportive.

Të parat në epërsi kaluan futbollistet e Kosovës, në minuitën e 11-të, pas një aksioni të bukur të gjatë e të koordinuar mirë dhe me harkimin e Qëndresa Bajres, me gol të bukur e kurorëzoi Edona Kryeziu për 1:0.

Në vazhdim ishin përpjekjet e vashave të Shqipërisë për të barzuar rezultatin dhe këtë e arritën përmes futbollistes kosovare Lavdije Begolli, e cila barazoi në minutën e 34-të. Me rezultat të barabartë u përmbyllë pjesa e parë e ndeshjes.

Pjesa e dytë fillon furishëm nga të dyja ekpiet, si pasojë e këtij rivaliteti të madh lëndohet në minutën e 54-të Bajramaj dhe përzgjedhësja e Kosovës Afërditë Fazlija deyrohet të bëjën ndërrim të detyrushëm.

Pas sulmeve të parreshtura të futbollisteve të Kosovës, në minutën e 67-të Kosova sëish kalon në epërsi në minutën e 67-të shënon Agnesa Rexha, e cila hyri në pjesën e dytë për rezultatin 2:1.

Futbollistet e Shqipërisë tentuan të barzojnë, por pësuan golin e tretë edhe atë sërish shënoi Agnesa Rexha në minutën e 85-të 3:1 për Kosovën.

Me rezultatin 3:1 u përmbyllë kjo ndeshje revyale, e cila do t’i ndihmojë Kombëtares së Shqipërisë si test para ndeshjeve eliminatore.

kosova_1455722241-9981573

Formacionet 

Shqipëria-Kosova   1:3  (1:1)

Stadiumi: Elbasan Arena.

Shikues: Disa qindra.

Gjyqtarë: Xhemajlaj, Kume, Salla dhe Rrusta.

Shënues: L. Begolli (34’) për Shqip. e E. Kryeziu (11’), Rexha (67’ e 85’) për Kosovën,

Shqipëria: Musa, Lulaj, Govori, Proto, Rrahmani, Rrotani, Begolli, Koldashi, Behluli, Bajraktari, Rama; Laujatën: E\Rexhmi, Lipa. Aliu, Popa, Dheksina. Biqki, Kodra  e Myrteralli.

Kosova: Kolgeci, Haxha, Curraj, Kaçiu, Syla, Tahiri, Bajra, Q. Krasniqi, Bajramaj, Musa dhe Kryeziu. Luajtën: Dalipi, Veliu, Rexha, Lushtaku, Sh. Berisha, Islami, Borovci, Miftari, Kadolli e Xhinaj.

Foto e përbashkët