Kosova mposhtet sërish nga Maqedonia

Kombëtarja e Kosovës në basketboll pësoi humbje në udhëtim nga Maqedonia, 78:68.

Ndeshja u luajt në Gjevgjeli dhe i takonte grupit B parakualifikues të Eurobasket 2021, shkruan Gazeta Olle.
Djemtë tanë ishin më të mirë në çerekun e parë dhe tretë, por jo mjaftueshëm për ta fituar ndeshjen.
Kjo është humbja e dytë nga Maqedonia. Kosova nuk ka fitore, duke rreshtuar tri humbje përfshirë atë me Rumaninë tri ditë më parë.