Kosova mposhtet në Shkup

Kosova e ka pësuar edhe humbjen e dytë në ndeshjet parakualifikeuse për Kampionatin Botëror të vitit 2019.

Djelmoshat kosovarë janë mposhtur nga Maqedonia, me rezultat 87:74.

Kosova e nisi më mirë takimin, duke e fituar çerekun e parë me tre pikë epërsi, 19:22.

Dy çerekët në vazhdim, u takuan maqedonasve, që i fituan me rezultat 21:19 dhe 23:13.

Edhe çerekun e katërt e fitojë skuadra e Maqedonisë, për ta rritur epërsinë deri në 13 pikë ndaj Kosovës.

Tani Kosovës i mbetet të shpresojë në ndeshjen e fundit ndaj Estonisë.