Kosova mposhtet në ndeshjen e parë në kampionatin ballkanik

Kombëtarja e Kosovës U18 në volejboll është mposhtur në hapje të kampionatit ballkanik U18.

Maqedonia Veriore ka mposhtur Dardanët me rezultat 3 me 0 (12:25m 16:25, 19:25), raporton GazetaOlle.com.

Kështu Kosova U18 starton me humbje kampionatin ballkanik të volejbollit që po mbahet në Ferizaj.

Fotografia e Federata e Volejbollit e Kosovës