Kosova merr fitoren e parë, mposht Islandën!

Ka përfunduar ndeshje e sotme parakualifikuese, Kosova – Islanda.

Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, fitore ka shënuar Kosova me rezultatin 80:78, shkruan Gazeta Olle.

Kosova, kishte epërsinë gjatë gjithë ndeshjes, madje ajo shkoi deri në 11 pikë gjatë pjesës së parë.

Mungesë e madhe për Dardanët ishte lëndimi i Shawn Jones në pjesën e parë, e që ishte basketbollisti kryesor në ato minuta që pati në fushë.

Kosova, e nis me fitore kështu fazën parakualifikuese për kampionatin botëror.

Ndeshja e radhës, zhvillohet pas katër dite në udhëtim te Luksemburgu./Gazeta Olle