Kosova me tetë klube në Evropë

Kosova do të përfaqësohet me tetë klube në garat evropiane në hendboll.

Besa Famiglia nga Peja (meshkujt) e Prishtina (femrat) janë kampion të ri dhe e kanë të sigurt pjesëmarrjen në garat e EHF Cup, por jo edhe gjashtë klubet tjera.

Sipas Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Trepça nga Mitrovica, Kastrioti i Ferizajt, Prishtina (meshkujt), duhet të sigurojnë se i mbështesin komunat ku veprojnë ato dhe duhet të kenë edhe një buxhet stabil, kjo vlen edhe për klubet e femrave, si Shqiponjën nga Gjakova, Kastriotin e Ferizajt dhe Istogun. Prandaj, të drejtën e kanë të jenë me tetë klube, por ajo që nuk i siguron mjetet nuk do të lejohet të jetë pjesëmarrëse në garat evropiane.