Kosova me miqësore luksi në Katar, do të luajë ndaj kësaj kombëtareje të madhe

Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshje miqësore me 12 janar.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e FFK-së, përcjellë Gazeta Olle.

“Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë. Takimi zhvillohet në Doha të Katarit. Detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura nesër (e martë, 10.12.2019) në një konferencë për media që do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë, ndeshja e fundit e Kosovës ishte ajo ndaj Anglisë me 17 nëntor në “Fadil Vokrri”.