Kosova me medalje të bronztë në Evropiane

Boksierja kosovare Erinda Veliu, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U14 për shkollarë, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Erinda kaloi një rreth pa luftë, ndërsa u mposhtë në gjysmëfinale, për t’i takuar vendi i tretë.

Përfaqësuesja tjetër e Kosovës, Alnera Brahimi zuri vendin e pestë.

Drejtësinë në këtë kampionat e ndau me sukses edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.

Fotografia e Kosovo National Olympic Committee