Kosova kërkon kualifikimin pa ndihmën e të huajve

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sipas të gjitha gjasave, në parakualifikimet për Kampionatin Botëror “Kina 2019” që nisin muajin tjetër, do të paraqitet vetëm me lojtarë vendorë.

Këtë e ka paralajmëruar kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu, të dielën për gazetën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Belegu bëri të ditur se tashmë nuk ka kohë për ndonjë natyralizim tjetër, edhe pse para fillimit të përgatitjeve ishte paralajmëruar si mundësi angazhimi i ndonjë të huaji. Ndërsa, gjasat janë të vogla që të rikuperohet njëri prej dy të natyralizuarve: Scott Bamforth e Shawn Jones.

kosova basket

Ylli Justin Doellman nuk është ftuar fare për shkak të lëndimeve të shumta, që e përcollën edicionin e sapopërfunduar te skuadra e Barcelonës.

kosovabaskett

Doellman, Bamforth dhe Jones u natyralizuan vitin e shkuar dhe firmosën kontrata me FBK-në. Doellman firmosi për tre vjet, kurse Bamforth e Jones për pesë vjet.

kosova basket