Kosova kalon në epërsi 2:0 ndaj Norvegjisë

 Kosova ka nisur debutimin e saj në garat parakualifikuese të UEFA-s në futsall, derisa po takohet me Kombëtaren e Norvegjisë.

Pas 10 minutash lojë, djelmoshat tanë janë në epërsi 2:0, shkruan Gazeta Olle.

Fadil Goli shënoi në minutën 4:52 dhe Espegren realizoi autogol në minutën 09:48.

Takimi po luhet në Qipro.