Kosova – Islanda, mbyllet pjesa e parë me këtë rezultat!

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes parakualifikuese, Kosova – Islanda.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kosova ka shkuar në epërsi me rezultatin 35:34, shkruan Gazeta Olle.

Kosova gjatë gjithë kësaj pjese ishte në epërsi madje deri në 10 pikë.

Por në fund, një rënie e koncentrimit bëri që të afrohen në rezultat ekipi islandez.

Vlen të përmendet, se alo-qendra, Shawn Jones i Kosovës pësoi një lëndim, ku deri në ato momente sa ishte në fushë, shkëlqeu me pikët e tij dhe me lojën në mbrojtje.