Kosova i jep leksion Maqedonisë

Vashat e Kombëtares së Kosovës kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore kundër Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua, sot, në stadiumin e qytetit në Gjakovë, me rezultat 3:1. Loja ishte e mirë, cilësore dhe përplot aksione të mira.

Futbollistet tona mbizotëruan me lojë dhe rezultat, sidomos në pjesën e parë, ku së pari shënoi Modesta Uka në minutën e 21-të, ndërkaq epërsinë e dyfishoi Valentinë Limani në minutën e 30-të.

Me rezultatin 2:0 u mbyll pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë nisën me një këndellje të maqedonaseve, të cilat u munduan të kthejnë rezultatin, kështu që në minutën e 78-të Dimovska ngushtoi epërsinë në 2:1.

Megjithatë, futbollistet tona shumë shpejtë e rikthyen epërsinë e dy golave duke mos lejuar që t’u rrezikohet fitorja, ku Besjana Reçica, e cila vulosi rezultatin përfundimtar të takimit, 3:1.

Ndeshja e dytë miqësore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të hënën.

Kosova – Maqedonia e Veriut 3:1
Stadiumi i qytetit Gjakovë.

Gjyqtarë: K. Vula, B. Këpuska, T. Haxhimustafa e B. Mullazenuni.

Shënuese: Uka(21), Limani(30) e Reçica(90+1) për Kos. e Dimovska(78) për Maq.

K.V.Uka e Kos e Dimovska e Maq.

Kosova: Leci, Shala, A. Syla(Reçica), Berisha, Biçkaj(Tahiri), B. Shala, Uka(Bajra), Ejupi(Hiseni), Kryeziu, L. Syla e Limani(Rexhepi).

Maqedonia V.: Lekoska, Angelovska, Krstanovska, Chubrinoska, Dervishi (Sherifi), Ristovska, Maksuti, Mustafa, Gjorgjovska(Dimovska), Jakovski e Joshevska (Nikoovska).