Kosova grumbullohet para ndeshjeve me Holandën dhe Hungarinë

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës do të grumbullohen të martën (nesër) për dy ndeshjet e fundit të kualifikimeve për kampionatin evropian të këtij viti. Hendbollistet më të mira të Kosovës i presin dy ndeshje shumë të vështira, ndaj dy prej kombëtareve më të mira në Evropë.

Në kuadër të grupit të shtatë, Kosova më 30 maj nga ora 18:00 e pret Hungarinë, ndërsa më 2 qershor luan si mysafir me Holandën, thuhet në njoftimin e FHK-së.

Kosova i ka humbur katër ndeshjet e deritashme dhe është e fundit në grup pas Holandës, Hungarisë e Bjellorusisë. Por për kombëtaren sukses është vetë paraqitja në fazën e dytë të kualifikimeve. Kosova kishte kaluar me sukses fazën e parë kualifikuese duke lënë prapa Izraelin e Gjeorgjinë.

Selektori Agron Shabani për këto dy ndeshje ka ftuar 22 lojtare. Grumbullimi bëhet në Hotel Afa në Prishtinë, të martën në ora 12:00.

Lista e lojtareve të ftuara:

OSMANI Dorentine Follo HK Damer (NOR)
FERATAJ Pranvera Prishtina
ARIFI Albana Eslövs IK (SWE)
KAMERI Elma Istogu
MEHMETI Shkurta Shqiponja
REXHEPI Sara Horsens Håndbold (DEN)
REXHEPI Rina Horsens Håndbold (DEN)
QORRAJ Merlinda IK Våg Håndballklubb (NOR)
ALIU Fitore SG Kappelwindeck (GER)
KRASNIQI Arlinda Istogu
KELMENDI Njomza Vushtrria
MARKU Pashke HSC Kreuzlingen (SUI)
RUGOVA Albina Istogu
SHEHDADI Aurora Istogu
STAGOVA Aida Prishtina
MERDITAJ Ardiana TSV Ottobeuren(DEN)
SALIHAJ Xhevahire Shqiponja
GJIKOKAJ Mirela Follo HK Damer (NOR)
DEMAJ Leonora Sønderjyske Damehåndbold (DEN)
SALIHU Adriana Kastrioti
FERATI Toska Sporo Eglas (SUI)
ZESKOKU Verona DHB Rotweiss Thun