Kosova fton Kenan Spahiun

Federata e Basketbollit e Kosovës, i ka bërë ftesë Kenan Spahiut, që përfaqëson Turqinë, të vije dhe të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës, pas pranimit në FIBA.

Spahiu, ka konfirmuar vetë ftesën, por ka hezituar të thotë ‘PO’-n e tij.

“Kosova më ka ftuar dhe jam shumë i lumtur për këtë. Unë gjithmonë një sy e kam në Kosovë. Unë jam pjesë e programit të Federatës Turke të Basketbollit afër shtatë vjet dhe tash jam në ekipin e parë. Ata më kanë ndihmuar shumë dhe kam synime të jap rezultate edhe më të mira. Më kanë dhënë shumë rëndësi si një talent dhe ua kam borxh t’u kthej këtë në arenën ndërkombëtare”, është shprehur organizatori nga Prishtina, në një intervistë për Kosova Sot, transmeton Gazetaolle.com.

Spahiu është njëri prej talentëve më të mëdha që ka Kosova. Ai po bënë karrierë në Turqi. (Gazeta Olle)