Kosova fiton para duelit vendimtar me Malin e Zi

Kosova ka shënuar fitore në miqësore ndaj Gjibraltarit me rezultatin 1-0.

Florent Hasani shënoi golin e vetëm në këtë takim, shkruan Gazeta Olle.

Kosova ‘vuajti’ shumë në këtë takim për ta gjetur golin sepse skuadra mysafire është mbrojtur me gjitha forcat.

Në këtë takim, Bernard Challandes inkuadroi futbollistët që nuk kanë pasur shumë minutash në të kaluarën.

Kurse sot debutuan edhe Ibrahim Dresheviq dhe Arbenit Xhemajli.

Pas 4 dite, Kosova luan po në “Fadil Vokrri” ndaj Malit të Zi ndeshjen e rëndësishme kualifikuese për Euro2020./GazetaOlle