Kosova fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos

Kosova nuk kthehet duarthatë as nga Kampionati Evropian i xhudos për kadetë, që po mbahet në Kaunas të Lituanisë.

Është Laura Fazliu, e cila fitoi të bronztën në kategorinë deri në 63 kilogram, shkruan Gazeta Olle.

Ajo mposhti në duelin kryesor, garuesen Anneta Mosr nga Luksemburgu me Ippon.

Deri tek medalja ajo erdhi përmes repesazhit pasi në çerekfinale kishte pësuar humbje.

Kosova ka rastin të fiton edhe një tjetër medalje të bronztë, pasi Shpat Zeka do të luftojë për vendin e tretë me Simon Sulla të Estonisë, në kategorinë deri në 90 kilogram.

lauraaa