Kosova (femrat) përballet sot me Bjellorusinë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave do të përballet sot me Bjellorusinë, në takimin që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për evropianin e këtij viti.

Ndeshja fillon në ora 18:00, derisa vashave tona u duhet përkrahja e madhe e tifozëve.

ffk

Kujtojmë që ditë më parë, kjo Kombëtare u shpall më e suksesshmja e vitit 2017 në Kosovë nga Komiteti Olimpik i Kosovës. 

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas katër ditësh në Minsk të Bjellorusisë.