“Kosova është zemra e Shqipërisë”: Shënon Nuhiu, festë në Elbasan!

Kosova ka pësuar humbje ndaj Çekisë 2:1, në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, duke humbur edhe matematikisht gjasat për kualifikim.

“Dardanët” u dorëzuan vetëm në 20 minutëshin e fundit të ndeshjes, përcjellë Gazeta Olle.

Nuk ishte as mbrëmja e Shqipërisë, që luajti baras ndaj Andorës 2:2 në “Elbasan Arena”.

Tifozët shqiptarë u gëzuan dje tri herë në Elbasan.

Dy herë pas golave të Shqipërisë dhe një herë pas golit të Kosovës.

Kur Atdhe Nuhiu shënoi në Çeki, tifozët e Kombëtares shpërthyen në festë në “Elbasan Arena”.

Entuziazmi ishte i madh, pasi që me atë rezultat Kosova kualifikohej në Evropian.

“Kosova është zemra e Shqipërisë, zemra e Shqipërisë”, ishin thirrjet në stadium. /Gazeta Olle/