Kosova e shpall listën, ftohen 30-të lojtare

Plot 30 hendbolliste do të grumbullohen të martën (nesër) në Prishtinë, në përgatitje për ndeshjet e radhës që e presin Kosovën.

Është një grumbullim i përbashkët i Kosovës A dhe asaj U-20, që kanë ndeshje të rëndësishme.

Në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për evropian, kombëtarja A e Kosovës i ka dy ndeshje me Bjellorusinë. Kosova e pret Bjellorusinë më 21 mars nga ora 18:00 në Prishtinë, ndërsa me të njëjtën përfaqësuese përballet në Minsk më 25 mars. Kosova është në grupin e shtatë dhe ka humbur dy ndeshjet e para, nga Holanda e Hungaria.

Ndërkohë hendbollistet e U-20 të Kosovës prej 23 deri më 25 mars duhet t’i luajnë tri ndeshjet e grupit të pestë të eliminatoreve për botërorin e këtij viti. Kosova është në grup me Serbinë, Norvegjinë dhe Sllovakinë.

Në listën e bërë publike nga përzgjedhësi i ri Agron Shabani ka lojtare që mund të luajnë si për përfaqësuesen A ashtu edhe për atë U-20. Në listën e Kosovës janë disa emra të rinj si ai i Albana Arifit që ka karrierë të gjatë dhe të suksesshme te grupmoshat e reja të Suedisë. Veronika Kastrati, që luan në Norvegji, është emër tjetër i ri te Kosova. Janë edhe disa lojtare tjera që janë ftuar për herë të parë.

Grumbullimi i lojtareve bëhet të martën nga ora 12:00 në Hotel AFA në Prishtinë.

 

Lista:

Dorentinë Osmani, Pranvera Ferataj, Albana Arifi, Elma Kameri, Shkurta Mehmeti, Sara Rexhepi, Rina Rexhepi, Merlinda Qorraj, Fitore Aliu, Arlinda Krasniqi, Njomza Kelmendi, Pashke Marku, Albina Rugova, Aurora Shedadi, Aida Stagova, Hana Hot, Xhevahire Bajrami, Mirela Gjikokaj, Leonora Demaj, Leunita Gashi, Veronika Kastrati, Toska Ferati, Arrita Kursani, Shpresa Haxhosaj, Agnesa Krasniqi, Donita Kosumi, Kaltrina Paci, Verona Zaskoku, Fatjona Rexhaj dhe Fatlinda Fejzaj. Selektor: Agron Shabani, trajnerë: Shqipe Tahiri, Lulzim Nagavci, Valbona Rudaku dhe fiziterapeut: Fatlind Maraj e Erlinda Hakaj.