Kosova e Prishtinës mbijeton në Ligën e Parë

Kosova e Prishtinës e ka fituar ndeshjen e parë të barazhit të Ligës së Parë, duke e mposhtur skuadrën e Dardanës në stadiumin “Agron Rama”.

‘Hotelierët’ fituan me rezultat të pastër, 2:0, falë golave të Adonis Ademit dhe Egzon Krasniqit.

Në këtë mënyrë, Kosova do të luajë edhe edicionin e ardhshëm në Ligën e Parë, ndërsa Dardana duhet të pajtohet me Ligën e Dytë.